Ambasadorja e BE-së, Christian Hohmann nisi këtë javë misionin e saj në Shqipëri.

Në një mesazh të adresuar për shqiptarët Hohmann tha Se hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë do të sjell më afër BE-në me vendin tonë dhe se kjo gjë na bën më të fortë.

Bashkimi Europian hapi zyrtarisht negociatat me Shqipërinë më datë 19 korrik në atë që shënoi një moment historik në mbyllje të konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.

Edhe pse “momenti nisi”, siç tha edhe ministri i Jashtëm çek, rruga e anëtarësimit nuk është vetëm e drejtë dhe ka procese që duhen ndjekur për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Nga ana tjetër, hapja e negociatave për Shqipërinë (dhe Maqedoninë e Veriut) erdhi në një moment delikat për Europën, mes pushtimit rus të Ukrainës dhe kërcënimit që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Lindja.
/abcnews.al/