Ambasadorja e Ukrainës në Uashington ka thënë se nuk do luftojë vetëm ushtria por i gjithë populli ndaj agresionit rus.

Duke folur për gazetarët në ambasadën ukrainase, Oksana Markarova tha se “Kiev është plotësisht nën kontrollin [qeveritar]”, por se helikopterët rusë janë jashtë” qytetit.

“Situata është shumë e tensionuar”, shtoi ajo.

Sipas Markarova, dhjetëra ushtarake ukrainas ishin vrarë që nga mëngjesi i së enjtes.

“Ne po luftojmë. Ne do të luftojmë. Ne, jo vetëm ushtria jonë e guximshme dhe e motivuar, por të gjithë ukrainasit, po mbrojmë shtëpitë tona dhe nuk do të ndalemi”, tha ajo.

Markarova shprehu falënderime për presidentin amerikan Joe Biden “për deklaratën e menjëhershme që erdhi disa minuta pas vendimit të (presidentit rus Vladimir), si dhe aleatët e tjerë “të cilët lëshuan deklarata në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Ne e vlerësojmë të gjithë mbështetjen. Dëgjojmë të gjithë mbështetjen. Është shumë e rëndësishme për ne”, tha ajo. “Por është gjithashtu koha për të vepruar. Dhe ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë.”

E pyetur nga CNN nëse ajo besonte se presidenti rus Vladimir Putin do të ishte penguar nëse SHBA do të kishte vendosur sanksione më të forta më herët, Markarova tha.

“Kjo është ajo që ka rëndësi,” tha ajo.