Nga:Erion Murataj

Është e lehtë të shtysh drejtë greminës një njeri, pak më e vështirë një komunitet, tepër e vështirë një komb.
Ju zotërinj të perëndimit e bëtë.
Ata (Ukrainasit) besuan tek besa juaj e dhënë.
A vlen emri i madh i aleancës suaj sa përdhosje e një kombi?
Ata ishin bij të të njëjtës tokë ku gjithë njerzit e këtij planeti marrin frymë.
Juve ju takonte të mbanit fjalën.
Lakuriqësia që treguat në sytë e mbarë njerzimit ju bën të shpifur.
Ju ben shoqata ordinerësh dhe jo aleancë vlerash.
Sot shkatërruat ëndrrat e mijra fëmijëve në Ukrainë.
Gratë, shpresën e mijra familjeve atje.
Sot ju nuk rrezatoni më asgjë, asgjë.
Burrecë që veç fjalëve të hani atë që s’thuhet.
Ju “burat” e shekullit të ri që as poturet si ngrini dot përballë përdhosjes që po u bën prej disa orësh rresht në Ukrainë, Putini.
Të paktën mos u degjeneroni më shumë me deklarata. Dijeni që në historinë e ardhshme të Ukrainës për ju do të këndohet kënga e turpit.
Ata sot s’po vdesin të turpëruar por të tradhtuar, por të paktën duke luftuar.
Ju do të vdisni si krimbat që patë t’iu përdhunohej në sy njeriu i familjes suaj “Europiane” apo krahu i aleancës.
Të paktën shkrepeni njëherë në emër të nderit, nëse keni.