Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është pyetur sot në lidhje me amnistinë fiskale teksa FMN doli kundër ndërsa mbetet një problem edhe për BE.

Balluku tha se kjo nismë është konsuluar me 500 mijë shqiptarë dhe tha se amnistinë fiskale e kanë bërë edhe vendet e BE.

Pyetje: FMN ka dalë kundër, do e miratoni apo jo pavarësisht paralajmërimeve, edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Si amnistia ndihmon në luftën e pastrimit të parave?

Balluku: Nuk u bë ndonjë përmbledhje, se ishte e njëjta. Nuk ndryshon pozicioni im. Amnistia fiskale është një çështje shumë e rëndësishme e konsultuar me 500 mijë qytetarë. Më shumë se 1/6 i është përgjigjur nëse e duan amnistinë. Që prej vitit 90 njerëzit kanë ikur në emigrim por kanë punuar në mënyrë të zezë. Amnstitë fiskale i kanë bërë vendet evropiane. Vendi do të përfitojë legalizimin e parave të pastra. Paratë e shqiptarëve.

A e degjojmë shqetësimin e BE?

Nëse sdo të dëgjonim, fakti që po bëjmë konsultim public, që mësojmë nga gabimet që kanë bërë vendet e tjera të BE, ka pasur gabime, zona gri, u kanë ndodhur vendeve të BE.