Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Strasbourg, ku anëtarët e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës bojkotuan darkën e shtruar nga ai.

Nëpërmjet një shkrimi në tëitter, Rama tha se të ftuarit që kishin refuzuar ftesën për darkë ishin shprehur se nuk ishin ndjerë mirë nga fjalimi që kryeministri shqiptar kishte mbajtur ditën e djeshme.

Edi Rama: Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë