Ana Kauri bëri shumë zhurmë me hyrjen e saj në “Për’puthen”, pasi u konsiderua si një nga vajzat më seksi që kishin marrë pjesë në programin e dashurisë.

Së fundmi, bukuroshja zeshkane ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për raportin që ka me Rinian Lekën, me të cilin dëshiroi të dilte e përputhur nga programi, por ai nuk pranoi.

Tani që ka mbaruar ‘Për’puthen’ dhe e sheh që çdokush ka luajtur lojën e vet, a kam bërë mirë që nuk i kam dhënë mundësinë dikujt? Unë jam realisht dyshuese edhe në jetën time private, por aty duke parë se si funksiononte, kisha dyshimet e mia.

Duke parë pjesën e spektaklit dhe të prapaskenës, nuk isha e qartë, isha shumë konfuze. Kjo më bëri të dilja single dhe të penalizohej edhe Riniani për fat të keq të këtyre eksperiencave që unë kisha.

Nuk isha më e sigurt në vetvete dhe nuk e dija kush luante dhe kush nuk luante dhe prandaj vendosa të dal. Nëse Riniani donte të dilte me mua, shumë mirë mund të kishte ardhur me mua.

Kauri tha gjithashtu se nuk do të jetë ndonjëherë pjesë e botës së muzikës, por preferon që të jetë pjesë e televizionit. Ajo zbuloi se ka marrë disa oferta, por ka pritur atë që i përshtatet më shumë asaj. Si përfundim, Kauri tha se në muajin shtator do ta shohim në televizion, por nuk zbuloi më shumë detaje se kaq.

panoramas al