Aplikacioni identifikues i muzikës që është nën pronësinë e Apple, Shazam, arriti të identifikojë më tepër se 1 miliardë këngë në muaj.

Zëvëndës presidenti i Apple Music and Beats, Oliver Schusser tha: “Shazam është një sinonim i magjisë, si për përdoruesit që gjejnë lehtësisht këngë dhe për artistët. Me më tepër se 1 miliardë identifikime brenda një muaji, Shazam është një ndër aplikacionet më të famshëm të muzikës në të gjithë botën. Arritja e sotme tregon dashurinë e përdoruesve kundrejt Shazam dhe dëshirës në rritje për zbulimin e këngëve të reja në mbarë botën.”

Përdoruesit e pajisjeve Apple mund të pyesin direkt Siri-n për të kërkuar rreth një kënge pasi Shazam është i integruar brenda pajisjeve Apple. Kjo kompani do të lançojë dhe ShazamKit për developers duke e bërë të mundur për aplikacionet e palëve të treta të përdorin këtë shërbim, i cili gjen këngët saktësisht nga katalogu prej miliona këngësh në Shazam. Gjithashtu ata mund të lehtësojnë gjetjen e një audioje të regjistruar duke ndërtuar një katalog të veçantë duke përdorur audio nga videot, podcasts e më tepër.

geek room