Analisti Andi Bushati i bëri thirrje që të futet në grevë urie kundër qeverisë së Edi Ramës ndryshe e ka të humbur betejën.

Bushari tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se opozita është e detyruar të sillet në këtë mënyrë se i hiqet edhe e vetmja e drejtë që kanë, ajo e fjalës.

“Opozita po kërkon komision hetimor për diçka për të cilën po zien e gjithë bota dhe kush është reagimi, 10 deputetë përjashtohen. Kemi arritur në një absurd. Po të isha unë do kisha thënë që të braktisnim parlamentin, ose të futen grevë urie në atë parlament.

Jemi përballë një regjimi që do t’i heqë njerëzve të drejtën e fjalës. A duhen debatuan këto gjëra në këtë vend apo do bëhemi delet e një njeriu.  Edhe ato 3 fishekzjarrë dhe ato bilbila i shoh si reagim ndaj kësaj”, tha analisti Bushati.