Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për të riun Artan Vladi i cili është përfshirë në trafikun e drogës atje.
Sipas medieve të huaja, Vladi ishte pjesë e një bande që merrej me furnizimin dhe transportimin e kanabisit, vlerë që shkonte me mijëra paund.
Autoritetet zbuluan gjatë kontrollit 87 kg kanabis me vlerë deri në 870,000 £, ndërsa në një automjet tjetër gjetën 137,790 £ në tre kuti këpucësh. Ai u dënua me 30 muaj burg.