Pas vizitës në Mal të Zi antari i Bindjes Demokratike i Këshillit bashkiak të Elbasanit, Arian Samarxhiu ka shpërthyer në kritika ndaj bashkisë. Ja çfarë shkruan ai!

Statusi i plotë:

“Gjatë vizitës 3 ditore që si Këshill Bashkiak zhvilluam në disa qytete të Malit të Zi kuptova se sa mbrapa në investime ka mbetur qyteti i Elbasanit. Për të bërë një krahasim minimalist qoftë edhe në fondin e bashkive rezulton se bashkia e Tivarit ( Bar-it  për malazezët) ka fond prej 30 milionë euro, bashkia e Budvës mendohej të ishte 3 – 4 fishi, ndërsa bashkia e Elbasanit arrin një fond vjetor jo më të madh se 1.5 miliardë lekë ose 12 milion euro gjë që padyshim reflektohet edhe në zhvillimin e qytetit.
Me popullsi të pakrasueshme, kuptohet që Elbasani mund të quhet në skamje përballë ketyre dy bashkive të vogla.
Ndër vite  komuna e Budvës bizneseve të vogla brenda kalasë i merr përsipër të restaurojë ambientet, lokalet dhe hotelet me fondet e saj, një model që  ka filluar ta aplikojë edhe bashkia e Elbasanit edhe pse me dekada vonesë.
Në krahasim nga bashkitë e vendit fqinjë Elbasanit i mungon promovimi i duhur dhe i nismave pozitive subvencionuese . Nëse Budva në Mal të Zi është kthyer në një destinacion turistik të preferuar nga vizitorë anë e mbanë botës Elbasani nga viti në vit po i humbet jo vetëm trashegimia kulturore e turistët por dhe popullësia.
Kështu pra i mahnitur nga vizita e i trishtuar për Elbasanin tim të dashur.
Zgjedhjet po afrojnë dhe unë shoh të njëjtët aktorë që duan të vazhdojnë traditën shkatërruese mbi Elbasanin tonë të dashur”.