Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet në këtë parti.

Me anë të një statusi Facebook, Kastrati ka njoftuar vetë largimin nga çdo funksion.

“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati i cili ka qenë ish-komandant i FSK-së, i ishte bashkuar PDK-së para pesë vitesh.