Flokët e gjata të errëta kanë qenë zgjedhja e Angelina Jolie prej vitesh. Mirëpo, edhe këtë pranverë ajo guxoi të ndryshojë dhe tërhoqi vëmendjen me ngjyrën e re të flokëve. Pra, tani aktorja është bjonde.

Nëse shikoni fotot e Angelina Jolie ndër vite, është shumë e lehtë të vërehet se pamja e saj nuk ka ndryshuar shumë. Krahasuar me bukuroshet e tjera të famshme, Anxhelina nuk ka qenë kurrë e prirur për ndryshime të mëdha në flokë, eksperimente grimi apo procedura kozmetike.

Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill organizuan një banket shtetëror në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Mes të ftuarve ishin kryesisht përfaqësues të biznesit dhe politikës, por edhe Angelina dhe djali i saj i adoptuar Maddox.

Me atë rast, ajo tërhoqi vëmendjen me modelin e ri të flokëve. E ndërsa rrënjët e flokëve i ka lënë të errëta, ngjyra e saj bëhet më e hapur drejt majave.

Ajo gjithashtu tregoi flokët e saj të shkëlqyer më vonë në aeroport, kur po largohej nga Uashingtoni. Më pas  ka shfaqur një pamje shumë më casual dhe ka treguar sesi i shkon në mënyrë perfekte modeli i ri i flokëve, pavarësisht nëse është një look joshës apo casual.