“Presidenti rus Vladimir Putin është shëndoshë e mirë dhe vazhdon të punojë.”

Kështu të paktën ka deklaruar zyra e shtypit të Kremlinit, e cila njoftoi një sulm ndaj pallatit presidencial rus nga dronët ukrainas.

“Presidenti i Federatës Ruse është mirë dhe pse ka marrë disa plagë të lehta,” thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Sipas informacioneve, Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist.