Dyqanet jo-thelbësore dhe sallonet e bukurisë tani mund të hapin dyert e tyre në Angli dhe Uells, pasi rregullat e Covid janë lehtësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Palestrat, kopshtet zoologjike dhe parukierët e Anglisë gjithashtu mund të hapen përsëri, ndërsa restorantet dhe pub-et mund të mirëpresin klientët jashtë.

Disa bare u hapën menjëherë pas mesnatës, ndërsa radhë të gjata u krijuan jashtë dyqaneve në të gjithë vendin. Nxënësit po kthehen në shkollë me kohë të plotë në Skoci dhe Uells, ndërsa urdhri i “qëndrimit në shtëpi” i Irlandës Veriore po mbaron.

Shumë njerëz do të kenë mundësi të shkojnë në palestër sot, pas një periudhe të gjatë mbylljeje tgë bizneseve jo të domosdomshme. Palestrat në Skoci do të rihapen në 26 Prill, në Uells është 3 maj dhe nuk është njoftuar kur do të kthehen në Irlandën e Veriut, raporton BBC.

Por, njerëzit janë paralajmëruar që të kenë kujdes dhe të ruajnë distancën.

Marc McLaren, një menaxher palestre dhe trainer personal në Mançester, thotë: “Unë e kam parë në bisedat në grup, në internet, në mediat sociale, njerëzit mezi presin të futen në palestër dhe të përdorin paisje të ndryshme për ushtrime, të gjithë e kanë në mendje se çfarë do të bëjnë”.

Meqë kthehemi pas një pushimi të tillë, të gjithë janë në të njëjtën varkë. Thjesht merrni kohën tuaj. Ju nuk do të keni të njëjtin intensitet ose peshë si keni pasur vitin e kaluar“, shpjegon ai për të gjithë të apasionuarit pas palestrës.

Kryeministri Boris Johnson thotë se njerëzit duhet të “sillen me përgjegjësi” dhe të vazhdojnë të marrin hapa për të “luftuar Covid”.

Top Channel