KAS ka vendosur ditën e sotme të pranojë administrimin e provave të dorezuara për qarkun e Korçës dhe ka refuzuar administrimin e provave shtesë të bërë nga PD.

PD kërkonte administrimin e 19 provave shtesë, mirëpo KAS në mbledhjen e sotme vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë.

Më herët KAS vendosi të mos administrojë prova shtesë as për qarkun e Elbasanit, ndërkohë tashmë KAS po shqyrton qarkun e Fierit.

PD dhe LSI kanë pasur shumë pakënaqësi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke denoncuar manipulimin e votave në qarqe të ndryshme të vendit.

Deri më tani, KAS ka pranuar rinumërimin e rreth 100 kutive vetëm në dy qarqe, atë të Beratit dhe atë të Durrësit, por nuk ka pranuar në asnjë rast pavlefshmërinë e votimit për asnjë qark.

Rinumërimi i rreth 100 kutive për qarkun e Durrësit dhe të Beratit nuk prodhoi asgjë për sa i përket ndarjes së mandateve. LSI në të dy këto qarqe pretendonte të merrte një mandat nga PS.