Partia Demokratike kryesuar nga Sali Berisha ka ankimuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, vendimin e KAS për zgjedhjet e 14 majit ku njihet si kryetar i PD Enkelejd Alibeaj.

Në kërkesën e depozituar nga grupi i Berishës kërkohet të çregjistrohet subjekti “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në  cilësinë e kryetarit të komanduar. Ndërkohë që kërkohet regjistrimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;

Në fund të kërkesës kërkohet gjithashtu rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.

Vendimi do të jepet nga gjykata në datën 27 mars 2023, ora 14:30.