Konkursi i bukurisë mbylli morinë e aktiviteteve
Aktivitetet e organizuara nga bashkia e Belshit në nderim të kultit të perëndeshës ″Afërditë″ u pasua në mbrëmje me spektaklin “Miss Afërdita”.
Një spektakël i cili dhuroi emocione të paharrueshme , veçanërisht për vajzat pjesëmarrëse, ku vetëm njëra prej tyre rrëmbeu kurorën e “Miss Afërdita 2021”.
Spektakli u hap me sfilatën sportive të vajzave për të vazhduar më pas me vallen e zonjave nga shkolla e ″Seferanit″, e për tu rikthyer përsëri me sfilatën klasike të vajzave ku këtu juria përzgjodhi 10 vajzat që kalojnë në gjysmëfinale. Vajza që rrëmbeu kurorën e missit për këtë vit ishte Antia Hysa .
Për kryebashkiakun ″Arif Tafani″ ky aktivitet ishte i nevojshëm për të rigjallëruar jetën kulturore të qytetit.
Gjithashtu të ftuar special në këtë organizim ishin edhe dy këngëtarët e mirënjohur të tregut muzikor ″Bruno″ dhe ″Klajdi Haruni″ të cilët me performancën e tyre dhuruan një atmosferë të zjarrtë .
Nën drejtimin e koreografit ″Krenar Korça″ në skenë u ngjit trupa e ″Dance Plus″ nën interpretimin e ″Jerusalema″. Nuk munguan as zërat popullor të belshit, ″Sokol Fejza″ dhe ″Elona Merko″.
Gjatë gjithë ditës në bashkinë e Belshit u zhvilluan aktivitet për nder të perëndeshës ″Afërditë″ e cila konsiderohet nga banorët si perëndesha e bukurisë dhe dashurisë.