Banorët të frikësuar nga infeksionet

Këto pamje i përkasin lagjes ′Skëndërbej″ në bashkinë e Elbasanit. Grumbuj plehrash dhe mbetje të ndryshme i gjen thuajse kudo.

Sipas asaj që thonë banorët e zonës prej vitesh aty nuk është vënë dorë për pastrimin e tyre duke bërë që gjendja dita -ditës të rëndohet.

Banorët e kësaj lagjeje janë të frikësuar se sa herë që fëmijët e tyre dalin për të luajtur jashtë mund të rrezikojnë të marrin ndonjë infeksion për shkak të kontaktit me mbetjet.

Situata rëndohet edhe më shumë gjatë stinës së verës kur temperaturat janë më të larta dhe rreziku nga infeksionet është më i madh.

Po ashtu qytetarët përballen edhe me problematikën e qenve endacakë të cilët bëjnë edhe përhapjen e mbetjeve në zonë.Dy kontenierët e vendosur në këtë zonë më së shumti shërbejnë për të djegur mbetjet se sa për ti grumbulluar ato.