Rusia festoi si çdo 9 maj Ditën e Fitores kundër Nazizmit, me një paradë madhështore ushtarake, që këtë vit merr edhe më shumë kuptim, në kontekstin e luftës në Ukrainë. Për shkak të kushteve atmosferike, organizatorët njoftuan anulimin e fluturimeve të avionëve ushtarakë mbi Sheshin e Kuq, por armatimet e rënda dhe divizionet e ndryshme ushtarake parakaluan para Presidentit Vladimir Putin, drejtuesve të tjerë të shtetit dhe veteranëve të Luftës II Botërore.