Shumë artistë shqiptarë po fluturojnë drejt vendeve të ndryshme për të mbajtur koncerte pasi shumë shtete kanë hapur kufinjtë.
Së fundmi, Ledri Vula do të mbante koncert në Helsinki, Finlandë, të cilin i është dashur që ta anulojë pasi reperit ua ndalua hyrja në shtetin finlandez.
Sipas “Prive.al” kjo ndodhi pasi ai tentoi të hynte si shtetas kosovar nga Gjermania, ndërkohë që ajo ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovën. Për të udhëtuar drejt Finlandës duhet që të keni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një dokument që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.
Kujtojmë se para pak ditësh në mediat rozë u raportua se Kida kishte bashkuar forcat për një super bashkëpunim me dy nga emrat më të mirë të muzikës, Ledri Vula dhe Butrint Imeri. Në fakt ka qenë ky i fundit që ka ftuar dy këngëtarët e tjerë për këngën, e cila nuk do të vonojë edhe shumë.
Para pak ditësh treshja e famshme ka konfirmuar lajmet për bashkëpunim duke ndarë në rrjete sociale një foto të përbashkët. Ata të tre shihen në një fushë golfi, teksa shfaqen të kuruar në detaje. Këngëtarët kanë zbuluar edhe detajet nga bashkëpunimi, si titulli i këngës dhe data e publikimit. Kënga e tyre mban titullin “Dale”, do të lançohet në 3 korrik në mesnatë dhe me siguri do të jetë një nga hitet kryesore të kësaj vere.
icon style