Instagram ka limituar gjithmonë personat që mund të postonin swipe-up links në storie-t e tyre. Megjithatë sot kompania ka vendosur të zhvillojë një testim që do të heqë këto limitime për të gjithë përdoruesit, jo më në formën e swipe-up por nëpërmjet përfshirjes së një sticker-i që ju drejton në një link të caktuar.

Për momentin testimi po kryhet në një shkallë mjaft të vogël dhe drejtuesi i produktit në Instagram, Vishal Shah tha se kompania po mundohet të mësojë se si njerëzit mund të përfitojnë nga ky shërbim. “Stickers i përshtaten më tepër mënyrës se si njerëzit e përdorin këtë platformë në krahasim me swipe-up links” tha ai. Vishal shtoi gjithashtu se Instagram vlerëson stickers-at që do të drejtojnë në një link si sistemin e së ardhmes.

Mirë do të ishte që të kishim mundësinë e përfshirjes së këtyre stickers dhe në postimet në feed, mirëpo platforma duket se nuk e ka ndërmend ofrimin e një shërbimi të tillë, kështu që do të na duhet të mjaftohemi me stickers në stories.

Ky testim duket sikur i drejtohet personave të cilët janë mjaft të ndjekur në këtë platformë, por kësaj here nuk do të ketë më vetëm persona të “privilegjuar” që do të përdorin këtë shërbim (swipe-up links në stories aktualisht kërkon që përdoruesi të ketë të paktën 10,000 ndjekës për t’u aktivizuar, ndërkohë që shërbimi i ri mund të përdoret nga të gjithë).

geek room