Apeli i GJKKO-se ka vendosur sot konfiskimin e pronave të Emiljan sShegës, i dënuar për trafik droge.

Shega është dënuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Bëhet fjalë për një apartament dhe 5 sipërfaqe toke.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe SaidaDollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022,mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të subjektit E.Sh., personave të lidhur dhe personave të tretë,dhe vendosi:

Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:

  1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;
  2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
  3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
  4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
  5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
  6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.

-Lënien në fuqi të vendimit nr.9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.