Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin për shpërdorim detyre për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ish i zgjedhuri lokal i Partisë Socialiste kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, që e dënoi me 1.6 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e dënimit në 1 vit burg.
Por Apeli ka vendosur të “rrëzojë” Fran Tucin duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme bashkë me dy të pandehurit e tjerë, Durim Margjekën dhe Ndoc Markun të akuzuar për ndërtim të paligjshëm.
Ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite pas dënimit për lejimin e ndërtimit të një rruge të re pa lejen përkatëse, nga e cila u dëmtua fondi pyjor në vlerën e rreth 220 mijë eurove./ abcnews.al