“BE-ja nuk po furnizon Izraelit me armë, të tjerët po. Nëse mendoni se numri i viktimave është shumë i lartë, ndoshta mund të bëhet diçka për ta reduktuar.” Kështu tha kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, në përgjigje të një pyetjeje të shtypit për situatën në Rripin e Gazës.

“Shumë njerëz, madje edhe presidenti amerikan Biden tha se aksioni nuk është më proporcional, se numri i civilëve të vrarë është i paqëndrueshëm, duke paralajmëruar Izraelin që të mos vazhdojë në këtë rrugë.

Por le të lëmë fjalët mënjanë, çfarë mund të bëjmë? “, tha ai pasi mbërriti në Bruksel për samitin joformal të ministrave.