Përdoruesit e Android janë duke u përballur me probleme të ndryshme në smartphonët e tyre. Këto probleme mesa duket kanë lidhje me një sërë aplikacionesh të integruara të telefonave.

Shumica e përdoruesve kanë raportuar probleme me aplikacionin “Google”, të cilat janë përhapur për të ndikuar në shërbimin Podcasts dhe Asistentin, të cilët mbështeten te i njëjti aplikacion.

Përmes një njoftimi në “Twitter”, “Google” sugjeroi që përdoruesit të cilët hasin këto probleme të provojnë duke mbajtur butonin e energjisë poshtë për 30 sekonda.

Mirëpo, kjo këshillë e “Google” nuk ka funksionuar për të gjithë përdoruesit të cilët u ankuan se ky problem i ka sjellë shqetësime të mëdha.

Disa ekspertë të tjerë kanë këshilluar se ky problem mund të zgjidhej vetëm duke u bashkuar me aplikacionin Google beta në mënyrë që versioni i ri mund të shkarkohet.

Kjo bëhet vetëm duke u regjistruar në programin, i cili lejon hyrjen në versionin e hershëm përmes kësaj lidhjeje dhe më pas duke shkarkuar versionin e ri beta përmes “Play Store”.

fax web