Në përgjithësi Photos i ri është shumë i ngjashmë me versionin e ofruar në Windows 10. Sapo hapni aplikacionin, ju do të shikoni fotografitë tuaja më të fundit bashkë me disa shortcuts, dhe me shumë mundësi do të vini re skajet e rrumbullakosura të dritares së hapur.

Megjithatë ndryshimet kur hapni një fotografi janë më domethënëse. Në pjesën e poshtme do të shfaqet një thumbnail i vogël me fotot paraardhëse dhe pasardhëse, dhe ju do të keni mundësinë të zgjidhni më shumë se një foto për t’i shtuar ato në folder-in e të preferuarave ose t’i fshini. Kur ju shikoni një fotografi, në pjesën e sipërme do të shfaqet një toolbar ku gjenden opsionet e shpejta për editim si rrotullimi i fotografisë, informacionet e saja ose opsioni për të fshirë foton.

Ky aplikacion po vjen gradualisht drejt përdoruesve, prandaj duhet të bëni pak durim (ose mund të shkarkoni këtë aplikacion të ofruar nga Deskmodder).