Unjected ishte një aplikacion i ri dating për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar ende kundër COVID-19 dhe nuk dëshirojnë të vaksinohen. Mirëpo aventura e këtij aplikacioni ishte e shkurtër, pasi ai u dënua nga App Store. Arsyeja e dënimit të Unjected ishte mosrespektimi i politikave të Apple dhe shpërndarja e informacioneve të gabuara gjatë pandemisë.

Ky aplikacion u krijua dhe u lançua në maj nga 2 vajza të cilat kërkonin të krijonin një komunitet me persona që nuk dëshironin të vaksinoheshin. Më parë, Apple iu përgjigj në mënyrë të qartë zhvilluesve të aplikacionit duke thënë se “Nëse ju tentoni të mashtroni sistemin tonë, aplikacionet tuaja do të fshihen menjëherë nga App Store”.

Megjithatë, dhe pse aplikacioni u bë ban në App Store, ai gjendet ende në Google Play Store për Android.

Unjected e quan veten e saj “një platformë për qytetarët me mendime të njejta që duan të vendosin për autonominë medikale të tyren”. Ai ishte i zhvilluar si një aplikacion që kishte një këndvështim të kundërt me deklaratat e qeverisë amerikane mbi pandeminë dhe shërbeu si një platformë për grumbullimin e anti-vaxxers të cilët shpërndanin informacione të gabuara.