Sapo kompania mësoi rreth pranisë së kësaj të mete, përgatiti një software update emergjent, iOS 14.8. Ishte grupi i studiuesve akademikë në The Citizen Lab që njoftuan përmes një raportimi ditën e hënë se kishin gjetur një exploit zero-click, zero-day i cili kishte prekur iPhone-t, Macs dhe Apple Watch. Në këtë artikull tregohet se përmes kësaj të mete, kompania NSO Group nga Izraeli arriti të infektonte pajisjet Apple.
Për përdoruesit është mjaft e vështirë të dallojnë se po përgjohen, pasi ato nuk kanë klikuar asnjë link të dyshimtë për të aktivizuar këtë software përgjimi. Ky software njihej ndryshe me emrin Pegasus, dhe ishte në gjendje të regjistronte telefonatat, email-et dhe mesazhet, të aktivizonte kameran dhe mikrofonin e smartphone-it dhe t’i shpërndante ato me klientët e NSO Group në mbarë botën, raporton The Times.
“Pas identifikimit të këtij problemi, Apple zhvilloi në kohën më të shpejtë të mundur një zgjidhje e cila ofrohet në versionin 14.8 të iOS. Ne dëshirojmë të falenderojmë Citizen Lab për punën e vështirë të kryer dhe dorëzimin e të dhënave të grumbulluara në mënyrë që ne të gjenim zgjidhjen e tij shumë shpejt.” tha Ivan Krstic, drejtues i Apple Security Engineering and Architecture.