Si gjithmonë, kompania nuk shpërndau shumë informacione rreth produkteve që do të prezantohen gjatë eventit virtual që do të nisë transmetimin në orën 19:00.

Raportimet më të fundit nga Mark Gurman, i cili është një burim i besueshëm informacionesh rreth Apple, spekulojnë për prezantimin e një iPhone-i të ri “low-cost” SE, që do të vijë me mbështetje për rrjetin 5G, një proçesor më të shpejtë A15 dhe kamera të përmirësuara. Për të arritur çmimin e përballueshëm, dizajni i kësaj pajisje do të jetë i ngjashëm me iPhone SE paraardhës.

Një tjetër produkt që pritet të prezantohet gjatë këtij eventi do të jetë dhe një iPad Air i ri. Ky tablet mund të vijë me një CPU të ri dhe suport për rrjetin 5G në variantet cellular. Gjithashtu ky iPad do të përfitojë nga shërbimi Universal Control që pritet të vijë në update-in e rradhës, ku ju mund të përdorni tastierat apo mouse-in përmes disa iPad dhe Mac të ndryshëm.

Në raportime tregohet se do të prezantohet dhe një Mac me proçesorë të dizenjuar nga Apple gjatë muajit mars, por nuk dihet nëse do të prezantohet gjatë këtij eventi.