Ky koncept i ri duket se do të jetë një rival i fuqishëm i desktopëve dhe laptopëve. Përdoruesit mund të transportojnë tastierën pa patur nevojë për të lëvizur monitorin, desktopin apo mouse-in, për sa kohë në tastierë mund të përfshihet nëj trackpad.

Pra, ky do të jetë një kompjuter desktop portabël që do të vijë në formatin e një Magic Keyboard. Ajo do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me një Mac Mini, duke e lidhur pajisjen me ekrane të ndryshme. Madje kjo pajisje mund të jetë tërësisht e pavarur dhe mund të lidhet dhe pa praninë e kabujeve.

Në disa shembuj të dhëna në patentim, pajisja do të përdorë një bazë përçuese termike. Ajo mundet gjithashtu të përfshijë një njësi proçesuese në komunikimin termal me bazën. Apple do të dizenjojë tastierën në një mënyrë që nxehtësia e pajisjes të shpërndahet në të gjithë trupin e saj.

Sigurisht duhet të theksojmë se ky është vetëm një patentim dhe produkti mund të mos prezantohet asnjëherë.