Elbasan

Kapet një person i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ismail Hyka, banues në fshatin Karakullak, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit, 11 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.


Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit J. D., banues në Elbasan dhe V. R., banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin Xh. M., banues në fshatin Pishkash, Prrenjas, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasen Dh. M.

Si dhe shtetasin L. H., banues në fshatin Hotolisht Librazhd, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme