Një raportim i ri duket se ka konfirmuar se Apple po përgatitet t’i japë fund modeleve të vjetra të iPhone. Disa nga modelet e iPhone janë deklaruara si “të vjetra dhe të dala nga moda”.

Mirëpo MacRumors tregon se ka siguruar një memo të brendshme nga Apple ku tregohet se iPhone 6 Plus do t’i bashkohet listës së këtyre smartphone-ve të vjetër pas datës 31 dhjetor. Surprizë shumë e bukur për Vitin e Ri apo jo?

Fakti më i çuditshëm është se iPhone 6konsiderohet “i sigurt deri në vitin 2023”, ndërkohë që iPhone 6 Plus nuk konsiderohet kaq me fat. Kjo gjë nuk do të thotë se smartphone-i juaj do të ndalojë së punuari pas datës 31 dhjetor, por ju do të keni 2 probleme si përdorues të këtij modeli.

iPhone6three.webp

Sapo iPhone-i juaj të futet në listën e iPhone-ve të vjetër, bëhet shumë e vështirë për ju që të gjeni pjesë për pajisjen tuaj në rast se diçka prishet. Në këtë kategori iPhone 6 Plus do të qëndrojë për 2 vite, para se të gjithë furnizimet me hardware për të të ndërpriten.

Gjithashtu iPhone 6 dhe 6 Plus janë shumë të vjetër për t’u update-uar me versionin më të fundit të iOS. iOS 15mund të instalohet vetëm në smartphone-t iPhone 6s dhe modelet më të reja. Jo vetëm kaq, por juve do t’ju mungojnë dhe security updates, gjë që e bën pajisjen më të rrezikuar ndaj hakimit.