Apple sapo ka prezantuar një rifreskim të ri të iPad Air një vit e gjysëm pasi implementoi dizajnin e iPad Pro në këto pajisje. Në pjesën e dizajnit nuk ka shumë ndryshime, por ndryshimet kryesore në këtë gjeneratë janë përfshirja e proçesorit M1, suporti për rrjetin 5G dhe porta USB-C me shpejtësi dy herë më të larta, 10Gbps, për transferimin e të dhënave.
Këto iPad Air do të jenë të aksesueshme në disa ngjyra të ndryshme si : Space Grey, Pink, Purple, Blue dhe një ngjyrë që Apple e quan “Starlight”. Versioni bazë me 64GB internal storage do të shitet për $599, ndërkohë që ju mund të upgrade-oni në versionin me 256GB internal storage. Porositë për pajisjen do të fillojnë ditën e premte, ndërkohë që dorëzimi do të nisë nga data 18 mars.
Kamera selfie në iPad Air 2022 është rifreskuar me një sensor 12MP (nga sensori 7MP në gjeneratën e mëparshme) që suporton shërbimin Center Stage të Apple. Kamera e pasme ka rezolucion 12MP. Ekrani 10.9 inç do të ketë suport për HDR, por gjatë eventit nuk u fol aspak për praninë e ProMotion.
Në gjeneratën e mëparshme iPad Air kishte një ekran më të vogël me refresh rate më të ulët dhe proçesor më të ngadaltë se versioni Pro. Mirëpo tani që në iPad Air ofrohen shërbimet si porta e shpejtë USB, mbështetja për Magic Keyboard dhe Pencil, ai është një alternativë low-cost e versionit Pro. Tashmë ju do të keni dhe fuqinë e proçesorit M1.groom