Home SPORT Lojtarët janë të pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Ralf Rangnik

Lojtarët janë të pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Ralf Rangnik

12

Manchester United po kalon një sezon katastrofal, teksa skuadra është spërfytyruar e gjitha dhe nuk është më grup. Në dhomën e zhveshjes së ekipit anglez mbizotëron… kaosi.

Përçarjet në skuadër pas humbjes në derbin me Sitin 4-1 bëhen më të thella. Një numër jo i vogël lojtarësh janë të pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Ralf Rangnik.

“Manchester Evening News” raporton se Erik Beili dhe Markus Rashford janë dy lojtarë të pakënaqur nga trajneri gjerman. I njëjti lajm pretendon se lojtarët tallen edhe me karrierën si trajner të Rangnikut dhe metodave të tij të stërvitjes.

Trofeu i vetëm i rëndësishëm që tekniku provizor ka fituar në karrierën e tij si trajner është Kupa e Gjermanisë me Shalken në vitin 2011. Në verë priten ndryshime drastike te “djajtë e kuq” ku mund të largohen 15 futbollistë dhe bashkë me ta edhe trajneri Ragnik.