Versioni i dytë Release Candidate i iOS 14.6 tani është në dispozicion të developers, vetëm disa ditë pas publikimit të versionit të parë të tij. Termi RC përdoret si një referencë e një versioni beta që është pothuajse gati për publikim në masë. Kjo gjë na tregon se iOS 14.6 mund të prezantohet para publikut të gjerë javën e ardhshme.

Ja kush janë disa nga shërbimet e reja që do të vijnë me iOS 14.6:

Apple Card Family

Apple Card mund të shpërndahet mes 5 personave në grupin Family Sharing që janë më tepër se 13 vjeç, gjithashtu do të shtohet mbështetja për ndjekjen e shpenzimeve nga familjet dhe vendosja e limiteve dhe kontrolleve.

Podcasts

Shtimi i suportit për abonimin në kanale ose individual shows të ndryshëm.

AirTag dhe FindMy

Opsioni Lost mode do të shtojë një adresë emaili në vend të numrit të telefonit për aksesorët. Nga ana tjetër AirTag do të tregojë një numër pjesërisht të maskuar të zotëruesit kur gjendet në afërsi me një pajisje që ka aktive NFC.

Accessibility

Përdoruesit e Voice Control do të mund të zhbllokojnë pajisjen e tyre nëpërmjet zërit direkt mbas një restarti.

Ky version rregullon dhe problemet e mëposhtme

Zhbllokimi i iPhone nëpërmjet Apple Watch nuk punon pas përdorimit të Lock iPhone në Apple Watch

Reminders mund të shfaqen si viza boshe.

iPhone mund të shfaqë performancë të ulët gjatë një ndezje.