Çereku i deep links të artikujve të New York Times’ janë “kalbur” dhe janë tërësisht të paaksesueshme sipas një grupi studiuesish nga Harvard Law School, të cilët kanë punuar me ekipin dixhital të Times’. Ata zbuluan se ky problem kishte prekur mbi gjysmën e artikujve në katalogun e NYT që nga viti 1996, dhe treguan se sa e vështirë ishte për përmbajtjen të “mbijetonte” në web.

Në këtë studim morën pjesë mbi 550,000 artikuj që përmbanin rreth 2.2 milionë links nga website të jashtme. Në përfundim u pa se 72% e këtyre links ishin “të thella”, ose hapnin një faqje specifike në vend të website-it të përgjithshëm. Në mënyrë të parashikueshme u vu re dhe se sa më shumë kohë të kalonte, aq më shumë rritej numri i dead links: 6% e links në artikujt e 2018 ishin të paaksesueshme, ndërkohë që 72% e artikujve nga 1998 ishin “të vdekura”.

Ekipi i studiuesve zgjodhën NYT për shkak të reputacionit që ajo ka për ruajtjen e artikujve të shkruajtura, megjithatë kjo nuk do të thotë se ato mund të shpëtojnë nga këto probleme. “Kalbja” e links nuk prek vetëm gazetarinë, pasi mjafton të imagjinoni sikur ju po përpiqeni të shfaqni NFT tuaj dhe zbuloni se tani linku i mëparshëm nuk hap asnjë faqe. Do të ishte një tmerr i vërtetë.