Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion “Facebook”, lidhur me vendndodhjen e ish kryeministrit. Pas reagimeve përmes rrjeteve sociale, SPAK i ka kërkuar informacion Facebook mbi vendndodhjen e Ahmetajt.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Sipas të dhënave SPAK, ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Ish-zv.kryeministri ndërkohë është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.
(BalkanWeb)