Nesër pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë demokratike edhe në Elbasan ku gjatë këtyre orëve raportohet se disa zëra janë kundër votimit të Sali Berishës për kryetar. Në disa mesazhe që qarkullojnë në rrjet shihe se disa prej antarëve të PD Elbasan mbajnë komunikim me drejtuesin politik të PS për qarkun e Elbasanit Arbjan Mazniku. Natyrshëm lind pyetja se përse antarët e PD duhet të mbajnë komunikim të afërt me drejtuesin e Socialistëve z.Mazniku? Është ky i fundit ai që urdhëron edhe “gjoja” demokratët që të mos votojnë në favor të Berishës nëse është kështu a janë bashkë PD dhe PS në Elbasan dhe hapur mashtrojnë njerzit e thjeshtë?
Më poshtë ju sjellim një link nga një publikim i bërë nga kryetari i PSD Elbasan z.Erion Murataj
“Maznik si është puna? U prish ndonjë pazar apo vazhdon saga në ato maja rripa- rripa?!
Pres Saliun si do veprojë me këtë “partizanen parimore”:
Do ta “përjashtojë” vallë, apo quhet e “vetëpërjashtuar”?! Apo do t’ia lejë Mulit ta “pushkatojë”?!
Po s’keni asnjë rrugëdalje, vërjani edhe këtë atij djalit të PSD-së!
Gjithsesi besoj e keni kuptuar që kush i ka rrënjët në popull, nuk e shkulin dot barërat e këqinj!
Meqë ra fjala , më uroni rikthimin në fushë-betejë..”.







