Tirana dhe Durrësi pritet të jenë dy qytetet të cilat do të presin qindra qytetarë të Afganistanit, të cilët pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme në Shqipëri.

Personat që pritet të vijnë janë rreth 350. Ata konsiderohen si elitë e Afganistanit, mes të cilëve ka njerëz të angazhuar në jetën politike dhe sociale të Afganistanit, të cilet do të jenë prtnere për SHBA-të dhe NATO-n.

“Ndërkohë që strehimi i tyre pritet të bëhen në dy zona, ajo e Durrësit dhe Kryeqytet. Nuk ka të dhëna, pasi informacioni është hermetik. Është një ccështje e mbajtur hermetike dhe nuk ka vendnodhje të sakte ku do mbërrijnë. Në një kohë të shpejtë pritet që afganët të zbresin ën Rinas. Kjo është taktikë e ngjashme që është bërë disa vite mëe parë me muxhahedinët. Janë me qindra persona, të përcaktuar si personalite, të arsimuar, të angazhuar në jetën e përditshme në Afganistan. Janë persona që kanë ndihmuar shërbimin informativ Amerikan dhe NATO me informacione, detaje dhe taktika. Këta janë persona të konsideruar si elitë e popullsisë afganë”, tha gazetari Gjinaj.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama u vetëofrua për strehimin e këtyre personave, të cilët largohen pasi talebanët morën në dorë Kabulin. Ai tha se “Pa diskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria. Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me zakon, e as me moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje”.

fax