Home ELBASANI SOT ELBASAN, 177 TË INFEKTUAR AKTIV ME COVID-19

ELBASAN, 177 TË INFEKTUAR AKTIV ME COVID-19

19

ISHP thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në qarkun e Elbasanit është duke u rritur dita-ditës. Aktualisht raste aktive në qark janë 177 ndërkohë vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan 17 raste positive mes të cilëve ka edhe persona të infektuar me versionin Delta.Një pjesë e mirë e qytetarëvw janë vaksinuar por sa i takon respektimit të masave mbrojtëse jo të gjithë vijojnë ti respektojnë.

Sa i takon shtrëngimit të masave ata janë të ndarë në mendime.Edhe nga Instituti i Shëndetit publik bëhet me dije se ka një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus gjatë muajit Gusht.

Hila shton se ata të cilët janë infektuar nga Covid janë persona të pavaksinuar ndaj bën thirrje që të gjithë të vaksinohen për të ulur rrezikun e infektimit.Dy ditë më parë si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19 ndërroi jetë edhe një i moshuar nga elbasani