Home BOTA Arkeologët shohin llahtar me sy në shpellën e Arabisë Saudite/ Gjejnë dhjetëra...

Arkeologët shohin llahtar me sy në shpellën e Arabisë Saudite/ Gjejnë dhjetëra mijëra skelete (FOTO)

36

Dhjetëra mijëra skelete, kafshësh dhe njerëzish, janë gjetur brenda një shpelle në veri-perëndim të Arabisë Saudite, që sipas ekspertëve ka qenë një vendgrumbullim për hienat për mijëra vjet.

Arkeologët zbuluan këtë masiv kockash duke eksploruar tunelet e vendit të quajtur Umm Jirsan.

Ekipi hulumtues thotë se pas kësaj pamje të llahtarshme qëndrojnë hienat, dhe në mesin e kockave gjehen skelete të 40 specieve të ndryshme duke filluar nga njerëzit, kuajt, gomerët, dhitë, gazelat madje dhe vetë hiena.

Hienat me vija ushqehen me çfarëdo lloj ushqimi që gjejnë, janë mishëngrënëse, barngrënëse dhe nuk kursejnë as insektet apo bimët.

Në normalitet ato njihen si kafshët që vjedhin prenë e kafshëve të tjera.

Nofullat e hienave janë aq të forta sa mund të thyejnë edhe kockat.