Home ELBASANI SOT VIDEO/PREFEKTI I ELBASANIT TAKON EKSELENTËT

VIDEO/PREFEKTI I ELBASANIT TAKON EKSELENTËT

40

Prefekti i qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me nxenësit ekselent nga të gjitha gjimnazet e qytetit të cilët arritën rezultatet më të larta në provimet e maturës shtetërorë . Teksa i vlerësoi për arritjet e tyre në maturë Maliqi gjatë bashkëbisedimit me ta ndau disa këshilla mbi rëndësi që ka vendosja e degëve për ciklin e dytë të studimeve që do të përcaktojë edhe profesionin e tyre për të ardhmen .

Nga ana tjetër ish-maturantët ndanë me prefektin shqetësimin mbi regjistrimin online që po zhvillohet aktualisht për tu regjistruar në universitete. Sipas tyre metoda e vjetër ishte më e sigurtë ndërsa aplikimi online deri diku iu ka shkaktuar vështirësi. Një tjetër shqetësim që të rinjtë ngritën ishte edhe cilësia e arsimit në vendin tonë pasi duke qenë se të gjithë ata janë ekselentë edhe pretendimet e tyre shkojnë më lart për arsimim të mirëfilltë dhe cilësor .