Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku u transferua me bujë në Bolivi tek skuadra e Bolivarit, ku nuk kanë munguar paraqitjet e tij të mira, por pa mundur te gjejë dot rrugën e golit.
Në sfidën për kampionat të luajtur kundër Aurorës, Sadiku u aktivizua për 13 minuta, teksa tentoi të ndihmonte skuadrën e tij të fitonte.
Në minutën e 83-të të ndeshjes u përfshi në një episod bashkë me shokun e tij të ekipit Zagueiro, me këtë të fundit i cili goditi bukur një top, por topi u përplas në trupin e Sadikut.
I pafat sulmuesi shqiptar në këtë rast pasi u mundua ta evitonte përplasjen me topin. Gjithsesi ky rezultat është pozitiv për Bolivarin pasi në 5 ndeshje ka grumbulluar 10 pikë në kampionat.
Faxweb.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)