Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.

Nga droga, vjedhja e deri te drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. Gj., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. G., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

– S. Z., 54 vjeç, E. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

– A. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet.

– N. A., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.