Tetë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeçar që zbuloi rrjetin e strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe një shtetas italian. Shqiptarët tregtonin drogë të llojit kokainë në Parma dhe kishin rreth 400 klientë, prej të cilëve arrinin të fitonin rreth 1 milionë euro në vit.
Në vitin 2018, një shqiptari që kishte lidhje me këtë grup iu sekuestrua një sasi e madhe kokaine. Ndërsa gjatë aksionit ditët e fundit, policia italiane sekuestroi edhe 400 mijë euro.
Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.