Artistja e njohur ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram, ku i informoi se mori vendimin pas një këshillimi me mjekët.

Ajo tha se ky pushim është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kordave të saj, teksa shtoi se “problemi u kap në kohë”.

Postimi:

Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.

Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

Për pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.