Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasin Z. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Fiat” ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva si dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën;.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

  • A. Z., 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në banesën e tij, u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.;
  • E. B., 41 vjeç, dhe F. B., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve, u konstatuan se ushtronin aktivitet privat,  duke fshehur të ardhurat, pa kupon tatimor.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news