Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se shqiptarët rreth moshës 40-vjeç janë arrestuar në zonën e via Papirias.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia kishte ndjekur shqiptarët, të cilët kryesisht shisnin drogë në lokalet e natës.

Policia vuri në pranga shqiptarët, ndërsa po punohet nëse në rrjet kishe të përfshirë të tjerë persona.