Komandanti i policisë kufitare në pikën Qafë Morinë, Ramiz Ahmeti dhe ai i pikës kufitare në Qafë Prush, Xhavit Lokaj, janë arrestuar sot gjatë operacionit “Pika”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se Ahmeti dhe Lokaj janë në mesin e 48 të arrestuarve të aksionit të sotëm.
Të arrestuarit e sotëm janë rreth 46 zyrtarë policorë kufitarë dhe dy doganierë, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
