Gjermania planifikon të blejë deri në 35 avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan dhe 15 avionë Eurofighter, -tha një burim parlamentar të hënën, si pjesë e qëllimit për të modernizuar forcat e armatosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Avionët F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin do të ndihmonin në zëvendësimin e flotës gjermane Tornado prej dekadash, sipas raporteve të mediave të konfirmuara nga burimi, shkruan VOA.

Avionët Lockheed-it F-35 konsiderohen si avionët luftarakë më modernë në botë, dhe forma dhe veshja e tyre unike e bëjnë më të vështirë zbulimin e tyre nga radarët e armikut.

Avionët shtesë Eurofighter që Gjermania planifikon të blejë thuhet se do të përdoren për operacione të tjera

Kancelari gjerman Olaf Scholz muajin e kaluar u zotua të investojë 112 miliardë dollarë për modernizimin e ushtrisë.